VIP-a me prenotim

Personazhe te bere publike nepermjet edicioneve te ndryshme te Big Brother jane tashme atraksioni dhe pse jo drejtuesit e festes ne shume lokale nate.
Juna nje nga protagonistet e edicionit te pare na tregon se si filloi gjithcka per te.
Fillojne ato daljet qe te pelqejne fillojne angazhimet dhe njerezit fillojne te te shfytezojne imazhin tregon Juna.
Olsi qe nuk ka nevoje per prezantime nga i apasionuar pas zbavitjeve te oreve te vona ka pare se kjo e argetimit te te tjereve mund te jete nje pune me te cilen ai te merret dhe te fitoje dicka.
Raporti me jeten e nates ka mbaruar se une me teper rri ne pune gjate gjithe nates thote Olsi.
Personazhe te reality show-t te preferuar te shqiptareve qe sapo dalin behen per disa kohe te kerkuar nga biznese te argetimit nje praktike e importuar qe nuk po gjen terren shterpe ne Shqiperi. Poli eshte dhe ai i perfshire ne kete fenomen.
Nje shoqja ime thote me humor se BB ka fabrikuar vetem menaxhera. Kjo ne perputhje edhe me mentalitetin perendimor qe imazhi sjell klientele tregon Poli.
Por mbi te gjitha nuk mund te harrohet ndikimi qe pati prezenca e tij e tejzgjatur ne ekran dhe marketingu i madh si ndihme qe ai te kthehet ne nje produkt interesant per lokalet e nates.
Po mos te kisha qene ne ate emision gjerat sdo te ishin keshtu shprehet Olsi.
Por ndonese pa ndonje profesion te caktuar keta profesioniste te jetes se nates vuajne edhe semundjet profesionale.
Permasat e ndonje fitimi te vogel kane kaluar dhe tashme puna eshte me kohe te plote.
Ne fundjave jam me e angazhuar sepse jeta e nates behet ne ato dite thote Juna.
Por mos u genjeni nga cfare shihni kur dilni ne fundjave. As per te preferuarit e publikut nuk eshte fushe me lule. Puna eshte serioze impenjimet jane te medha dhe sakrificat te shumta sepse te zbavitesh nuk eshte e lehte.
Mbase nga fundi qe shterojne ato fuqite per tu marre me njerezit tregon Juna.