E Diel, 1 Nëntor 2026

Londer protesta dhe dhunime te selise se konservatoreve

Studentet kunder rritjes se kostos se shkolles se larte

Dje ne Londer ka pasur protesta te ashpra kunder vendimit te qeverise qe te rrise ndjeshem shpenzimet e studenteve universitare duke e veshtiresuar shume ndjekjen e shkolles per kategori te caktuara qytetaresh. Demonstruesit me tabela ne duar dhe shume te acaruar kane sulmuar godinen e selise se Partise Konservatore ne Londer duke thyer xhama dhe duke hedhur tutje tjegullat. Gjithashtu jane ndezur zjarre dhe jane hedhur raketa te vogla nga ana e protestuesve. Pjesa me e madhe e protestuesve kane qene studente por sigurisht me ta jane bashkuar edhe te tjere. Sipas burimeve te policise behet fjale per nje sasi njerezish prej 50 mije vetash te cilet ne oret e para te dites moren pjese ne nje demonstrate para godines se Parlamentit per te protestuar pikerisht per keto rritje te cmimeve te arsimit te larte. Gjate dites se djeshme u vune ne pranga 32 demonstrues dhe 14 persona jane plagosur nder te cilet gjysma jane police. Ne fakt pjesa me e madhe e demonstruesve kane qene te paqte. Vetem nje pjese e tyre ka vendosur qe te shkaktoje deme materiale ne seline e partise qe ka pushtetin ne Britani. Sipas policise forcat e saj nuk kane qene te mjaftueshme per te ndaluar perhapjen dhe pershkallezimin e trazirave dhe situata ishte nje turp per imazhin e Britanise. Kryebashkiaku i Londres Xhonson deklaroi se ishte e papranueshme nje ngjarje e tille qe i kishte vene te gjitha autoritetet lokale ne nje pozite shume te veshtire. Megjithate per sa i perket pershkallezimit te protestave kryesia e studenteve deklaroi se ato nuk kishin qene pjese e planeve te tyre dhe se ata kishin planifikuar vetem nje tubim paqesor ne kerkim te te drejtave te tyre.

Qeveria ne kuadrin e masave te shkurtimeve te shpenzimeve publike per shkak te deficitit shume te larte buxhetor ka rritur edhe koston e shkolles se larte ne nje mase te madhe dhe kjo ka shkaktuar protesta dhe pakenaqesi te medha.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›