E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bota në prag të pandemisë së gripit të derrave

Meksiko Sity-Duket se epidemia e gripit të derrave, nuk ka gjasa që të shuhet shpejt. Organizata Botërore e Shëndetësisë, mendon se pandemia e këtij virusi është e pashmangshme. Meksika, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara janë prekur më së shumti, kur raste të reja janë shënuar sërish. Tetë persona të tjera, kanë mbetur të vdekur nga ky virus në Meksikë. Numri i të prekurve nga e gjithë bota, ka arritur në 192 raste.

Ministri meksikan i Shëndetësisë Josè Angel Cordova, njoftoi se ka 99 raste pozitive, 91 prej te cilëve janë në gjendje të mirë. Drejtoresha e OBSH-se, Margaret Chan i ka kërkuar te gjitha vendeve të botës që të aktivizitojnë planet e tyre në prag të pandemisë. Në Shtetet e Bashkuara janë konfirmuar 92 raste të tjera në 10 shtete. Ne Evrope numërohen 10 raste, ne Britaninë e Madhe 5, po aq edhe ne Gjermani, ndërsa ne Austri dhe Zvicër janë konfirmuar dy raste.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›