Botërori '10, Spanjamposht Gjermaninëpër herë të parë në finale
DURBAN- Spanja shkruan historinë! Kampionët e Evropës kanë fituar 1-0 ndaj Gjermanisë, duke arritur për herë të parë në një finale Botërori, të cilën do ta diskutojnë të dielën me Holandën. Gjysmëfinalja e zhvilluar në Durban ka kualifikuar për më tej skuadrën e Del Boskes, që ka dhuruar një futboll spektakolar, duke e dominuar në çdo aspekt kombëtaren gjermane dhe duke iu falur një goli të Pujol.
Një finale e merituar për Spanjën, e cila ka thyer tashmë një tabu përsa i përket Kupës së Botës. Spanjollët kanë patur edhe më përpara skuadra cilësore, por asnjëherë ata nuk kanë patur këtë mentalitet, këtë organizim dhe këtë dëshirë për të fituar. Tashmë “demat” kanë edhe një takim për të ngritur lart trofeun më të rëndësishëm të botës së futbollit. Pavarësisht humbjes, për ekipin e Joakim Lëv duhen thënë fjalët më të mira. Gjermanët kanë zhvilluar një Botëror të jashtëzakonshëm, duke nxjerrë jashtë ekipe si Anglia dhe Argjentina, madje duke iu shënuar nga 4 gola. Më mirë se kaq nuk mund të pritej nga një skuadër kaq e re në moshë dhe ku futbollistët yje janë me pikatore.
Takimi nisi me një kontroll të madh të topit nga Spanja, e cila ka qenë ajo që ka parë më shumë drejt portës. Pa kaluar as 10 minuta, David Vija ka shansin e parë të artë, por Manuel Nojer tregohet shpëtimtar. Në kampin gjerman ra në sy një lodhje e kuptueshme pas ndeshjeve me Argjentinën dhe Anglinë, ndërsa në sulm u ndje jo pak mungesa e Tomas Myler. Pas Vijës, një goditje me kokë e Pujol për pak sollin golin e avantazhit, por topi u ngjit lart. Deri në fund të pjesës së parë, dominimi spanjoll ishte i dukshëm, ndërsa gjermanët kërkuan një penallti për një rrëzim të Ozil nga Serxho Ramos. Edhe pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm. Dy goditje të njëpasnjëshme të Ksabi Alonsos ishin sinjali i parë, ndërsa Iniesta për pak nuk realizoi me një aksion spektakolar. Por, goli nuk ka ardhur me këto aksione të rrjedhshme. Madje, gjermanët rrezikojnë të shënojnë, por goditja e Troçovskit 5 metra larg pritet nga Kasijas. Në minutën e 73-të, një goditje këndi e ekzekutuar nga Ksavi solli avantazhin spanjoll. Pujol kërceu më lart se të tjerët, duke e dërguar topin në rrjetë. “Shock” te gjermanët, ndërsa Spanja nis të kontrollojë lojën. 8 minuta para fundit Pedro ka në këmbët e tij rastin e nokautit, por sulmuesi i Barcelonës nuk ka pasuar për Torres, që ishte i lirë, duke gabuar një rast flagrant. Gjithsesi, deri në fund asnjë rast për t’u shënuar në portën e Kasijas, ndërsa Spanja në dy-tre momente kundërsulmoi rrezikshëm. Të dielën ekipi i Del Boskes do të luajë me Holandën për trofeun e Kupës së Botës, ndërkohë që Gjermania do të ndeshet të shtunën me Uruguain për vendin e tretë dhe të katërt.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera Oktapodi Orakull zgjedh Spanjën fituese të gjysëmfinales Rezultatet live ne faqen e FIFA-s