E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villa: Duam të bëhemi kampionë


Sulmuesi i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle, David Villa, ka thënë se dëshira e tij më e madhe për momentin është të shpallet kampion me Spanjën.

"Ne tani kemi bërë histori, por kjo është vërtetë shkrim i historisë, është e pabesueshme. është e vështirë të vinim këtu por Spanja e meritoi këtë. Ne kemi punuar shumë që prej përfundimit të Euro 2008. Ne duam të bëhemi kampion", e filloi deklaratën e tij pas ndeshjes golashënuesi më i mirë i Spanjës në Botëror, David Villa.

Villa shtoi se fitorja ndaj Gjermanisë ishte paraqitja më e mirë e Spanjës deri tani në Kampionatin Botëror.

"Kjo ka qenë ndeshja më e kompletuar deri tani në këtë Botëror, me më shumë raste, me më shumë goditje. Sot ne luajtëm shumë mirë dhe ishim të detyruar të luanim mirë si në mbrojtje ashtu dhe në sulm. Ne shkuam dalë ngadalë, goli erdhi vonë, por Puyol doli në skenë dhe shënoi", përfundoi Villa.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›