E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana firmos me Gallatasarajin

Futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare të futbollit Lorik Cana pas aventurës në Premier Ligën angleze kalon tek skuadra e njohur turke e Gallatasarajit.

Mesfushori shqiptar ka firmosur kontratë 4-vjeçare me ekipin elitar turk. Detajet e transfertës janë ende të panjohura por Cana ka vendosur të largohet nga ekipi i Sunderlandit pas një paraqitje jo të mirë.

Cana iu bashkua ekipit anglez të Sunderlandit një vit më parë pasi ai u largua nga ekipi i Marcejës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›