E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botërori 2010, kontestohen zgjedhjet e Dungës

Fantazisti i Milan, Ronaldinho, sulmuesi i Flamengos Adriano dhe talenti i Santos Neymar nuk do të jenë pjesë e Brazilit në finalet e Botërorit 2010, sepse tekniku Carlos Dunga nuk i ka përshirë në 23 zyrtare të Selecaos. Në vend të Adrianos tekniku ka grumbulluar 31 vjecarin e Volfsburg, Grafite, shënuesi më i mirë i Bundesligës sezonin e kaluar me 28 gola, sulmuesin e Sevilla Luis Fabiano, atë të Villarreal Nilmar dhe Robinho.

Nëse Ronaldinjo është konsideruar jo në formën e duhur, cudia është thërritja e mesfushorit të Juventus Felipe Melo, edhe pse pas një sezoni shkatërrimtar me bardhezinjtë. Jashtë preferencave të Dungës ka mbetur edhe Diego, por këtë zgjedhje kanë shkaktuar kontestimet e tifozëve në Brazil. Shumë prej tyre kanë mbetur të zhgënjyer dhe sipas tyre kjo është një skuadër mbrojtëse dhe pa lojtarë krijues dhe me talent, aspak e denjë për Brazilin. Dunga megjithatë ka mbrojtur zgjedhjet e tij.

"I kemi dhënë shumë mundësi Adrianos, por do të përsëris gjëra që nuk keni qejf ti dëgjoni që është koherenca dhe bindja. Nëse ata meritonin një mundësi? Për tju freskuar memorien, në 15 dhjetor, kur kampionati brazilian u mbyll ata ishin në pankinë. Zemra ime thotë dicka, por arsyeja pse prezantoj vendin thotë dicka tjetër- dhe më duhet ta dëgjoj", përfundoi tekniku. 5 herë kampionët e botës do të luajnë kundër Portugalisë, Koresë së Veriut dhe Bregut të Fildishtë në Grupin G, që konsiderohet një nga më të vështirët e turneut.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›