E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juan s’është dorëzuar

Mbrojtësi brazilian i Romës, Juan, beson ende në Scudetto, edhe pse shumë njerëz e shohin atë pothuajse në duart e Interit.

“Nuk varet vetëm nga ne, e di, por kam besim. Rezultati final do të jetë ndryshe nga ai i dy vjetëve më parë. Është momenti që të jemi të qetë këtë javë, që ta arrijmë koncentrimin e duhur. Emocionet që do t’i përjetojmë në Verona do të jenë të njëjtat si dy vjet më parë, por rezultati final do të jetë ndryshe”, tha Juan.

Kryesuesi Inter do të jetë mysafir i Sienas, kurse Roma e Chievos. Edhe dy vjet më parë, titulli në Serie A ishte vendosur në xhiron e fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›