E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, shkëmbim me armë, katër të vdekur

Katër të vdekur dhe disa të plagosur është bilanci i incidentit të armatosur që ndodhi në afërsi të fshatit Radushë të Shkupit. Tre nga viktimat janë identifikuar, ndërsa është duke u bërë identifikimi i viktimës së katërt. Bëhet fjale për një person nga fshati Gërçec, një nga Prishtina dhe një nga fshati Merovë. Incidenti ka ndodhur pasi grupi i armatosur ka qenë duke bartur armë në kufirin midis Maqedonisë dhe Kosovës dhe ka hapur zjarr ndaj policisë.

Vendi i ngjarjes është bllokuar nga forcat policore, ndërsa helikopteret vazhdojne kontrollin e terrenit. Banorët lokalë theksojë se kanë dëgjuar të shtëna armësh nga mesnata deri në orën 3 të mëngjesit. Ekipi i ALSAT është në vendin e ngjarjes, ndërsa Ministria e Brendshme paralajmëroi se do te jap më shumë detaje gjatë ditës.

ALSAT

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›