E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botërori 2014, Brazili: Gjithçka do të jetë gati

“Brazili do te jete gati brenda afateve per te organizuar Boterorin 2014 te futbollit”. Keshtu eshte shprehur ministri i sporteve ne Brazil Orlando Silva, duke iu pergjigjur kritikave te fundit te FIFA-s. Sekretari i pergjithshem i saj Jerome Valcke kritikoi autoritetet braziliane ne lidhje me pergatitjet duke ironizuar me pyetjen se nese ata prisnin karnavalet e ardhshme per te nisur punimet. "Gjithcka po ecen sipas parashikimeve. Ne nuk kemi nevoje te shpejtojme, pasi kemi llogaritur cdo gje dhe do te jemi gati ne kohe per te pritur Kupen e Botes”, ka thene ministri brazilian i sporteve.

Komiteti organizativ i Boterorit 2014 do te nise inspektimin e 12 stadiumeve te qyteteve qe jane parashikuar te presin ndeshjet e ketij kompeticion. Brazili qe eshte dhe skuadra qe e ka fituar me shume Kupen e Botes, do te organizoje per here te pare pas 64 vjetesh nje Boteror te futbollit. Gjithsesi, autoritet kane beret e ditur se do te duhet shume pune, sidomos ne rikonstruksionin e stadiumeve dhe ne infrastrukture, e cila do te sherbeje edhe per Lojrat Olimpike qe do te zhvillohen ne vitin 2016 ne Brazil.

Nertan Prifti Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 05 maj 2010 )

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›