Kupa e Italisë, në mbrëmje finalja Roma- Inter

Futbolli italian do te perjetoje sot ne mbremje nje nga sfidat me te rendesishme, por edhe shume te tensionuar pasi Roma dhe Inter do te perballen mes tyre ne finalen e Kupes se Italise. Situata mes dy skuadrave dhe tifozerive eshte shume e renduar pas leshimeve qe Lacio i beri zikalterve ne ndeshjen e fundit te kampionatit.
Pas polemikave dhe akuzave te ndersjellta i gjithe tensioni do te spostohet ne fushen e “Olimpiko” ky dy formacionet do te kerkojne me cdo kusht trofeun, por edhe nje triumf per prestigj. Gjithsesi, trajneri i Interit Jose Mourinho përpiqet te ule tensionin përpara ndeshjes, duke u shprehur se behet fjale vetem per futboll.
“Te mundesh nuk eshte as drame dhe as turp. I tille eshte futbolli. Ndonjeher diferenca mes humbjes dhe fitores eshte e vogel. Gjithsesi ne do te kerkojme te mbyllim sezonin duke fituar tre trofe. Kjo nuk eshte dicka e re per mua, pasi me skuadra te tjera kam fituar dy here tre trofe brenda nje sezoni”, ka thene Mourinho.
Inter nuk ka fituar asnjehere ne historine e tij tre tituj brenda nje sezoni, nderkohe qe Kupen e Italise e ka marre vetem 5 here. Roma dhe Inter do te perballen ne finalen e Kupes per te pesten here ne gjashte vitet e fundit, ndersa ne përballjet e fundit kane arritur perkatesisht nga dy fitore.
Nertan Prifti