E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ: Fund faturave aforfe

Kompania pronare e sistemit të shpërndarjes së energjisë CEZ ka deklaruar se i dha fund sistemit të faturimit aforfe. Pas kësaj drejtuesit e kompanisë thanë se do të aplikojnë një sistem të ri faturimi. Ata njoftuan gjithashtu edhe rimbursimin e mbifaturimeve të janarit në faturat e muajit prill.

"Në këtë kontekst kam kënaqësinë tju komunikoj se OSSH tashmë e ka përfunduar këtë proces. Angazhimi dhe epoka e faturave aforfe ka mbaruar tashmë. Për të arritur në këtë pikë shoqëria ka punuar në mënyrë shumë intensive këto mujat e fundit dhe ka qenë në gjendje të instalojë rreth 80 mijë matësa të rinj, pra, tek ata konsumatorë që nuk i kishin, apo që i kishin të dëmtuar. Një cështje shumë e rëndësishmë që do të doja tua sillja në vëmendje, është edhe cështja e rimbursimit të faturave të muajit janar. Konsumatorët do të shohin në faturat e tyre të muajit prill një zë të ri, i cili zbret shumën nga përllogaritja e mëparshme e muajit janar. Por duhet të jemi të qartë, kjo nuk do të thotë kthim të parave të thata në dorë, por zbritjen e kësaj vlere nga vlera e përgjithshme e konsumit të energjisë në muajin prill", bëri të ditur Alex Thornrob, drejtor i shitjeve në OSSH.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›