E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boterori 2018 FIFAnis hetim per shitjene votave

FIFA ka nisur nje hetim per dyshimet se dy anetare te Komitetit te saj Ekzekutiv jane veteofruar per te shitur voten e tyre per vendin organizator te Kupes se Botes 2018.
Lajmi i publikuar te dielen ne gazeten angleze Sunday Times ka shkaktuar nje termet te vertete ne institucionin qendror te futbollit boteror. Sipas gazetes kreu i Federates Nigeriane Amos Adamu eshte filmuar duke kerkuar para per nje projekt personal ndersa presidenti i Konfederates se Oqeanise Reinald Temari nga Tahiti ka kerkuar shuma parash per nje akademi sportive.

Sekretari i pergjithshem i FIFA-s Zherom Valke beri te ditur se i ka kerkuar presidentit te Komitetit te Etikes ne FIFA qe te hetoje dy nga anetaret e Komitetit Ekzekutiv si edhe zyrtare te tjere te botes se futbollit nese jane thyer rregullat e Kodit te Etikes. Nese ky president do te gjykoje se ka thyerje te etikes atehere ai mund te ndermarre veprime perpara te merkures se ardhshme u shpreh Valke. FIFA do te anoncoje me 2 dhjetor ne Zyrih se cilet vende do te presin Boteroret 2018 dhe 2022. Anglia dhe Rusia shihen si dy favoritet kryesore per te fituar kundrejt kandidaturave dyshe Spanje-Portugali dhe Belgjike-Holande. Nderkohe per vitin 2022 vendet ne gare jane Shtetet e Bashkuara te Amerikes Japonia Koreja e Jugut Katari dhe Australia.

Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s ka 24 anetare dhe vendimi merret me shumice votash.

e.n/A.Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›