E Diel, 1 Nëntor 2026

Botërori, Brazilikalon grupin messhkelmave të Bregut

JOHANESBURG- Brazili ka siguruar kalimin në turin tjetër, pas fitores 3-1 ndaj Bregut të Fildishtë në takimin e zhvilluar në Johanesburg. Ka qenë një ndeshje perfekte ajo e skuadrës së Dungës, por që është prishur nga një karton i kuq i marrë nga Kaka në mënyrë disi të padrejtë si edhe nga dëmtimi i rëndë i pësuar nga Elano, pas një loje më shumë se të ashpër të lojtarëve afrikanë. Brazili ka qenë një skuadër tjetër nga ajo e Koresë së Veriut, duke dominuar në çdo aspekt, ndërkohë që Bregu i Fildishtë, pavarësisht emrave të mëdhenj në përbërje, e ka patur të pamundur të bëjë diçka ndaj 5 herë kampionëve të botës. E megjithatë, ajo që duhet të ishte mbrëmja perfekte, u prish në minutat e fundit të takimit. Futbollistët e drejtuar nga Sven Goran Erikson e kthyen një ndeshje futbolli në një betejë shkelmash. Në fillim e pësoi Elano që braktisi fushën, ndërsa më pas Kaka u konfliktua me një kundërshtar dhe mori të verdhën. Por, pa kaluar as 5 minuta, një përplasje e tij me një lojtar tjetër të Bregut solli kartonin e kuq për Rikardo Kaka, një ndëshkim aspak i merituar për të, pasi përsëritja nuk tregoi ndonjë moment të rëndë.

Përsa i përket ndeshjes, Brazili e nisi atë i kujdesshëm, duke lënë futbollistët afrikanë të luanin. Minuta e 25-të ka qenë fatale për Bregun e Fildishtë. Kaka jep një top të artë për Luis Fabianon, që kalon 5 herë kampionët e botës në avantazh. Më pas, kontrolli i lojës ka qenë vetëm për skuadrën e Dungës. 6 minuta nga nisja e pjesës së dytë Luis Fabiano dyfishoi shifrat me një aksion spektakolar, por në të cilin ai preku edhe topin me dorë. Arbitri më pas e pa nga ekrani dhe e kuptoi gabimin, megjithatë ishte vonë për të anuluar golin. Goli i tretë i Brazilit u shënua në minutën e 62-të nga Elano, pas një pasimi të bukur të Kaka. Bregu shkurtoi shifrat 11 minuta para përfundimit me Drogba, por përveç nervozizmit të minutave të fundit, në fushë nuk ndodhi më asgjë.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›