Rama në SHBA takime në Këshillin e Internacionales
TIRANE-Kryetari socialist Edi Rama, i shoqëruar edhe nga sekretarja ndërkombëtare e PS-së, Arta Dade e deputeti Taulant Balla, nisën që dje përpjekjet për të ndarë me përfaqësues të lartë të Internacionales Socialiste shqetësimet për situatën politike në Shqipëri. Gazeta Shqiptare bën të ditur se delegacioni i socialistëve shqiptarë ndodhet në Nju Jork për të marrë pjesë në një takim të Këshillit të Internacionales, i cili mbahet sot në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Sipas axhendës së publikuar në faqen zyrtare të Internacionales, ai nis sot në 21 qershor në orën 10:00 dhe mbyllet në orën 13:00 të së martës.
Axhenda e Këshillit të Internacionales do të fokusohet në çështjet kyçe dhe prioritetet e lëvizjes socialiste botërore në lidhje me ekonominë globale, si dhe vazhdimin e debatit mbi ndryshimet klimatike përpara COP16, dhe zhvillimet e fundit në fushën e çarmatimit dhe jo përhapjes. Ashtu si zakonisht, anëtarët e zgjedhur të Kryesisë apo Presidiumit janë takuar dje në mbrëmje rreth orës 19:30 për një darkë pune. Këtij takimi i ka paraprirë dje edhe një mbledhje e komitetit të Financës dhe Administratës si dhe Komisionit të Etikës, që është mbajtur pasditen e djeshme.
Pjesëtarët e delegacionit shqiptar konfirmojnë se do të kenë takime të veçanta edhe me drejtues të delegacioneve të tjera të pranishme në këtë aktivitet, me të cilat do të diskutojnë rreth problemeve që ka politika shqiptare aktualisht e madje do të përfitojnë nga takimi i zgjeruar i Internacionales që të takohen me të gjithë përfaqësuesit e lartë evropianë.
Rama ka deklaruar se opozita nuk do të tërhiqet nga kërkesa e saj për transparencën e zgjedhjeve të 2009-ës. Në Tiranë pritet të vijë këto ditë në 23 qershor, kreu i Partive Popullore Evropiane, Jozef Daul, i cili duket do të rifillojë negociatat me kryeministrin Berisha për të ritentuar një zgjidhje të situatës. Nga ana tjetër socialistët kanë rënë dakord për draftin e ndërkombëtarëve, duke lëshuar hapjen e plotë të kutive të fletëve të votimit.
(d.b/d.Tanushi/BalkanWeb)