PS, Felaj: Entuziazimii Berishës nuk shkonme krizën ekonomike
TIRANE- Partia Socialiste nëpërmjet deputetes Ermonela Felaj i ka bërë thirrje kryeministrit Berisha të lëjë mënjanë entuziazmin e propagandës elektorale dhe të marrë masa ppër të frenuar krizën ekonomike, të evidentuar sipas saj në një studim të qendrës shqiptare për konkurueshmërinë dhe tregtinë ndërkombëtare.
Ne dëshirojmë ti kujtojmë edhe njëherë Sali Berishës se entuziazmi nuk është tregues ekonomik, por gjendje emocionale. Në ditët e fundit ka pasur shumë sinjale alarmi mbi ekonominë të cilat Partia Socialiste nuk mund ti injorojë, ashtu si bën qeveria. Kështu sipas një studimi të qendrës shqiptare për konkurueshmërinë dhe tregtinë ndërkombëtare, studim ky jo i opozitës, në të cilin 57% e bizneseve deklarojnë rënie të shitjeve gjatë vititit 2009 dhe akoma më shumë për 2010”- u shpreh deputetja Felaj.
Gjatë reagimit të saj, deputetja e PS e vuri theksin tek zhvlerësimi i lekut nga mungesa e euros në treg, duke theksuar se vërehet ndjeshëm edhe rënia e dërgesave të emigrantëve
“Dërgesat e emigrantëve kanë rënë përsëi. PS dëshiron ti kujtojë qeverisë se këto dërgesa janë një burim kritik valute të huaj, i cili bëhet edhe më kritik në kushtet ku qeveria po zhduk valutën nga tregu i brendshëm me hua të brendshme në treg. Në një situatë të tillë të mungesës së euros në treg, monedha me të cilën ndodhin shumica e shkëmbimeve tregtare të vendit do të sjellë një zhvlerësim të mëtejshëm të lekut, e rrjedhimisht një rritje të madhe të cmimeve të artikujve të importit”- theksoi Felaj.
(m.a/BalkanWeb)