E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boterori FIFA percakton Rusi 2018 e Katar 2022

ZYRIH- Rusia do te organizoje Boterorin e vitit 2018 ne futboll ndersa Katari ate te vitit 2022. Ka qene ky vendimi i marre nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s ne mbledhjen e mbajtur ne Zyrih. Rusia ka arritur te munde ne fazen finale Angline si edhe kandidaturat dyshe Spanje-Portugali dhe Belgjike-Holande. Vendimi i 22 anetareve te Komitetit Ekzekutiv eshte bere i ditur nga presidenti Sep Blater nderkohe qe ne radhet e delegacionit rus te pranishem ne salle ka nisur festa. Do te bejme historine se bashku ju falenderoj te gjitheve dhe ju siguroj qe nuk do te pendoheni deklaroi perfaqesuesi i qeverise ruse Igor Shuvalov. Pas ketij lajmi mesohet se kryeministri rus Vladimir Putin do te jete ne Zyrih ndersa nuk e ka bere kete perpara vendimit te Komitetit duke thene se nuk donte te krijonte presion mbi anetaret e tij.

Nderkohe feste edhe ne radhet e delegacionit te Katarit qe i eshte besuar organizimi i Boterorit 2022. Eumlshte hera e pare qe nje Kupe Bote organizohet ne Lindjen e Mesme por perfaqesuesi i ketij vendi ne Zyrih ka deklaruar se FIFA dhe e gjithe bota nuk do te zhgenjehet nga ky vendim. Katari arriti te triumfonte perpara kandidaturave te Shteteve te Bashkuara te Amerikes Australise Japonise dhe Korese se Jugut. Vendimi i FIFA-s erdhi pas dy muajsh te mbushur me skandale ku me i rendi ishte ai i pezullimit te dy anetareve te Komitetit Ekzekutiv sepse kishin kerkuar rryshfet per voten e tyre. Per kete arsye vendimi u mor nga 22 dhe jo nga 24 anetare qe ka ky Komitet.

e.n/A.LatifiBalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›