E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botërori, Gjermania në prag të ndeshjes së parë

Gjermania po pergatitet ne prag te ndeshjes se pare qe do te luaje diten e diele kunder Australise me objektivin e vetem per te nisur me nje fitore Boterorin 2010. Skuadra e drejtuar nga Joachim Lev, e cila eshte penalizuar nga shume demtime perfshire dhe ate te kapitenit Michael Ballack kërkon te munde te gjithe skeptiket qe nuk besojne te suksesi i tre here kampioneve te botes.

Perfaqesuesja gjermane paraqitet ne Afriken e Jugut me nje mestare moshe shume te re, por sipas mesfushorit marko Marin, skuadra eshte gati per te luajtur nje nivele te larta.

“E kam degjuar shpesh kete gjate gjithe kësaj periudhe, por te gjithe futbollistet qe jane ketu luajne ne nivele shume te larta me skuadrat e tyre. Te gjithe mebojme te forca e grupit dhe kete e kemi treguar edhe gjate ndeshjeve te fundit miqesore”, ka bere te ditur Marin.

Gjermania do te luaje ne grupin D, bashke me Ganen, Serine dhe Australine, nderkohe qe ndeshjen e pare do ta luaje kunder kësaj te fundit. “Ne duam te fitojme me cdo kusht kete ndeshje. Sfida e pare eshte gjithmone shume e rendesishme per te nisur ne menyren me te mire nje turne. Pra ne mund te mendojme vetem per ta fituar ate”, eshte shprehur mesfushori qe mbeshtetet shume nga trajneri Lev, i cili pritet t’i besoje edhe rolin e titullarit ne kete Boteror.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›