E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Halimi: Nuk ka mesazh të ri nga BE

Deputeti demokrat Eduart Halimi, hodhi poshte cdo mundesi per nje ultimatum te ri europian ndaj qeverise shqiptare, lidhur me zgjidhjen e krizes politike. Sipas tij, nuk ka asnje draft te propozuar nga Parlamenti Europian dhe deklaratat e nje dite me pare nga Brukseli, jane individuale dhe nuk perfaqesojne qendrimin zyrtar te institucioneve europiane.

"Ne dijenine time nuk ka ndonje draft, duhet te mesohemi qe informacionet ne lidhje me organet zyrtare, sic eshte Parlamenti Europian, duhet te na vijne ne menyre zyrtare dhe per kete duhet te flasin autoritetet zyrtare ne lidhje me ceshtjen. Sepse ka ndodhur dhe here te tjera qe per kete ceshtje kane folur persona te caktuar te cilet nuk kane pasur autoritetin per te folur ne emer te Parlamentit Europian dhe jane detyruar qe me pas te terheqin deklaratat. Per aq kohe sa nuk kemi nje qendrim zyrtar nga Fule, apo nga departamente te tjera te PE, sigurisht qe ne nuk mund te bejme komente", tha Eduart Halimi, deputet i PD.

Elona Gjylmi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›