E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: "Pro" mesazhit të Bashkimit Europian

Mesazhit te forte te nje dite me pare nga Parlamentit Europian, socialistet jane gati t’i pergjigjen pozitivisht. Kreu i socialisteve Edi Rama nuk dha asnje koment per detaje te draftit apo per telefonaten mes tij dhe zyrtareve te larte te Bashkimit Europian, por perseriti disa here se eshte gati per kompromis. "Por rikonfirmoj qe ne jemi te gatshem per kompromis dhe kompromisi yne eshte hapja rruge e transparences", tha Edi Rama, kryetar i PS-se.

I rezervuar si pak here te tjera Edi Rama komentoi thjesht faktin se marreveshja nese ndodh, miratohet ne Tirane. "Marreveshja e cila eshte e domosdoshme per te kapercyer krizen eshte nje marreveshje qe mund te ngrihet mbi draft te miratuar bashkarisht mes paleve ketu ne vend dhe padyshim fale kontributit dhe angazhimit te drejt per drejt te pales se trete, miqte dhe partneret tane nderkombetar", vijoi Rama.

Mazhoranca mban pergjegjesite e saj nese nuk i bindet nderkombetareve tha Rama. "Pala tjeter ka pjesen e saj te pergjegjesise, e cila eshte edhe me e madhe per faktin se pala tjeter qeveris vendin, pavaresisht se me vota te vjedhura. Dhe ne funksion te detyrimit qe rrjedh nga ajo pergjegjesi i takon asaj te zgjedhe qasjen", tha ai.

Per here te pare dje u artikulua qarte nga nje zyrtar i larte i Parlamentit Europian se nese politikanet shqiptare nuk arrijne nje marreveshje, liberalizimi i vizave rrezikohet. Sipas komenteve te kryesocialistit Rama, tashme marreveshja e imponuar nga te huajt eshte peng i mazhorances.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›