Botërori, biletat në supermarkete në Afrikën e Jugut

Tifozët në Afrikën e Jugut mund të blejnë bileta në supermarket për të parë një ndeshje të Botërorit, i cili nis më 11 qershor. Ky është vendimi më i fundit i FIFA-s, që ka hequr dorë nga shitja on-line për 500 mijë biletat e mbetura pa shitur, që tani mund të gjehen në supermarketet e nëntë qyteteve ku do të zhvillohen ndeshjet e kupës së Botës.
Kjo lëvizjë e qeverisë botërore të futbollit bëhet për t'i ardhur në ndihmë tifozëve afrikanë, të cilët përballen me kushtet e vështira ekonomike. "Në këtë fazë të fundit të shitjeve të biletave kemi bërë një sforco për të ndihmuar tifozët. Jemi të gjithë të impenjuar që ky Botëror të jetë sa më pranë njerëzve", ka thënë sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Valcke. Sipas autoriteteve, kanë mbetur bileta për të gjitha ndeshjet, përvec finales që do të luhet në Johanesburg më 11 korrik. Cmimi i biletave fillon nga 20 dollarë, ndërkohë që një biletë në stolat e parë për finalen kushton 900 dollarë. Sipas FIFA-s, deri tani janë shitur 2.2 milionë bileta në të gjithë botën.
Nertan Prifti < I mëparshmi