Ndalimi i administratorit Laçi, nuk pranohet tërheqja e padisë

Administratori i pergjithshem i Partizanit Paro Laci eshte ndaluar nga policia e Tiranes me akuzen per pengmarrje. Laci ishte paditur nje dite me pare nga futbollisti i skuadres se tij Sokol Ishka, por pasi jane sqaruar personalisht, te dy jane paraqitur ne rajonin numer 2 te kryeqytetit, qe lojtari te terhiqte padine, por ka ndodhur krejt e kunderta. Kerkesa nuk eshte pranuar nga autoritet policore qe me pas kane ndaluar administratorin e pergjithshem te Partizanit me akuzen e pengmarrjes. Menjehere pas ketij vendimi futbollisti i Partizanit eshte shprehur se padia e ngritur ndaj shefit te tij ishte ne momente gjaknxehtesie dhe se ka sqaruar gjithcka me te.
"Eshte bere nje denoncim, por qe une kam ardhur ta terheq ate denoncim, sepse cdo gje mes meje dhe Paros jane sqaruar. Mbase ka qene nje keqkuptim i momentit, nje fjale me shume, tashi qe jam me i qete cdo gje e kam sqaruar me Paron", tha Sokol Ishka, futbollist i Partizanit.
Nderkohe avokati i Paro Lacit, Ardian Grabova ka bere te ditur se vendimi per te ndaluar klientin e tij eshte i jashtligjshem. "Mendoj qe nuk eshte i drejte ndalimi i zotit Laci sepse akuzohet per nje pengmarrje e cila nese do te ishte ndaluar, do ishte ndaluar ne flagrance. Nuk kemi flagrance, nuk kemi pengmarrje, une sipas gjykimit tim shikoj tendence", tha Ardian Grabova, avokat. Nje dite me pare Laci kishte akuzuar futbollistin Sokol Ishka se kishte tentuar te shiste ndeshjen e fundit kunder Elbasanit.
Nertan Prifti