E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, socialistët lidhën gojën. Proteste ndaj përjashtimit të Ballës

Deputetet socialiste mbyllen gojen para deres se parlamentit dhe mbajten nje minuta heshtje ne proteste per fjalen e lire brenda ne sallen e Kuvendit. "Ky parlament që është këtu është një Parlament i gjunjëzuar para Sali Berishës me urdhrin e të cilit ndodh cdo gjë në Shqipëri", tha Valentina Leskaj, deputete e PS-se. "Ne e quajmë dënimin e kolegëve tanë një dënim politik që i bëhet fjalës së lirë të opozitës. Ja pse ne do jemi në datën 30 prill në shëtitoren e kryeqytetit për të demostruar me gjithë popullin opozitar. Më lejoni që të ftoj të gjthë kolegët deputetë socialistë që të mbajnë një minutë heshtje për fjalën e lirë, të ndaluar nga kjo maxhorancë ilegjitime", u shpreh Gramoz Ruci, kryetar i grupit parlamentar te PS-se.

• Bosch: Opozita të reflektojë thellë
• Gordon: Ti jepet fund ngërcit politik
• Berisha: Opozita të bëhet pjesë e integrimit

Ndersa brenda ne sallen e parlamentit deputetet demokrate vazhduan te qete seancen parlamentare. Ne fjalen e tij kreu i deputeteve demokrate Astrit Patozi tha se perjashtimi i Taulant Balles ishte nje pretekst per te rinisur bojkotin.

"Mungesa e kolegëve socialistë sot në këtë sallë shkon përtej 'dhimbjes' për ndëshkimin dy javor të Taulant Ballës. Ajo ka në thelb shmangien e një debati të paevitueshëm për vlerën e vërtetë që ka për Shqipërinë evenimenti i djeshëm si dhe për tonet optimiste që vijnë nga partnerët tanë evropianë. Jashtë cdo lloj kompleksi, kryeministri i vendit deklaroi dje në Bruksel, se në përgjigjet e pytësorit janë 19 vjet përpjekje dhe arritje të Shqipërisë", tha Astrit Patozi, kryetar i Grupit parlamentar te PD-se.

"është po ky Edvin që përdor deputetët që ka zgjedhur vetë për të mbrojtur pallatet pa leje. E merr grupin parlamentar dhe e con të mbrojë pallatet e Dash Pezës. Të njëjtën gjë po bën dhe me sheshin dhe me këtë luftën për Taulant Ballën, për kutitë e ku di gjë unë se cfarë", tha Edi Paloka, deputet i PD-se. Ndërkaq, gjatë seancës së të enjtes, pas deputetit Balla, edhe deputeti demokrat Lefter Maliqi është përjashtuar për 13 ditë nga Kuvendi për fjalë fyese dhe ofendime.

Deputeti socialist Taulant Balla u perjashtua per dy jave pasi akuzoi per korrupsion kryeministrin Sali Berisha ne fjalen e tij ne Kuvend nje jave me pare.

Dorian Kodra Azhornuar së fundi ( e premte , 16 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›