Boterori dhe Ujku i Stepes Nga Frrok Cupi
Qe diten kur filloi kampionati boteror i Futbollit, duket se nuk ka me lajme. Vetem “zgavrat” qe ishin, si per shembull rrjedhja e Naftes ne Gjirin e Meksikos, vazhdojne te renkojne. Madje edhe vete Presidenti Obama, krejtesisht i varur ne katastrofen “qe mund te ndryshoje boten”, gjate Boterorit ka gjetur qetesine edhe per baste me kryeministrat e ekipeve rivale. Tjeter gje duket se nuk prodhon lajme aq tragjike sa para kampionatit. Pas aksidentit te mbeses se Mandeles, ish-president i Afrikes se Jugut, gje qe duket si nje mesazh hyjnor mbi Boterorin, mu duk se nuk do te kishte me lajme per vrasje dhe terror. Sa shume ka deshire njeriu qe te besoje ne paqen dhe ne lajmin e mire.
Me duket se tani qe kemi Boterorin, nuk do te kete me as grindje te medha, as lufte mes njerezish. Para ndonje muaji, njerezit po luteshin “Aman kur vjen Kampionati Boteror te na hiqen nga bulevardi ata te greves se urise”. Pranvera para Boterorit kaloi me nje lufte nervash, qe niste ne miting dhe perfundonte ne shtreterit bashkeshortore. Partia Socialiste (ish-komuniste), ne opozite i kishte nxjerre gjithe nervat perjashta. As darka e shtruar ne Strasburg nuk arriti te krijoje qetesi me shume se per nje nate. Megjithate, njerezit qe jane te vemendshem me ngjarjet boterore, i kishin vene nje kufi krises. “Hajt se po vjen kampionati, zgjidhen grindjet”.
Njeriu gjithmone e ka ose e gjen nje shprese; dhe kjo, perseri eshte e krijuar po nga njerezit. Edhe Boterori, nga njerezit eshte krijuar.
Njeriu ia ka krijuar vetes te gjitha premisat per te qene i mire; ose ne kete rast, per te qene i bute dhe miqesor. Sa here vijne ngjarje kaq madhore, sidomos kampionatet boterore ose edhe evropiane ne futboll, njeriu i kthehet vetes si krijese dhe kupton sa mekate jane bere per shkak se nuk kishte futboll non-stop. Kjo duket pak si absurde, por kur teprohet me dashurine per sportin eshte me bukur se kur atmosfera ngarkohet me konflikte, me greva urie, me parulla per revolucion dhe me fjale urrejtjeje. Nganjehere mund te mendosh se po te mos ishin shpikur keto ngjarje paqesuese, atehere njeriu mund te ishte perseri ai qe ishte dikur. Njeriu ne shume flete librash te filozofise apo te letersise eshte pershkruar si Ujku i Stepes.
Ujku i Stepes eshte nje nga krijimet me te bukura te shkrimtarit gjerman Hermann Hesse, por i transmetuar per njerezit si nje njeri qe perpiqet te vije ne fushen njerezore ku ka harmoni, ku ka liri dhe ku ka zhvillim. Edhe Ujku i Stepes ecte me dy kembe, si njeri, sepse... ishte njeri. Mbante edhe rroba, por ne fakt ishte ujk stepe. Deshira per te qene njeri i kishte dhene shume te mira; vecse e keqja me e madhe i mbeti e pandare: Ishte gjithmone i pakenaqur me veten! Sic edhe mund te ndodhe me disa njerez, ne mes kampionateve boterore, qe pakenaqesite e medha me veten ua percjellin te tjereve. Per shembull, njerezit edhe pse nuk jane nga Stepa, nuk kenaqen kur zhvillojne zgjedhje per pushtet, ose kur nuk iu del mire hesapi ne perfitime per shkak te pushtetit, ose kur nuk iu del llogaria qe te jene qendra e botes.... Keta krijojne nje lemsh te madh brenda vetes me pakenaqesi personale; dhe meqe kane mundesine, ua hedhin njerezve si “hall i te gjitheve”. Njeriu kur behet “publik” por eshte edhe Ujk i Steper, e ka me pash mundesine qe t’ua hedhe te keqen te tjereve. Per shembull, shkojne deri ne turbullira, deri ne thirrje per revolucion, deri ne greva dhe kercenime me uri. Kushedi sa gezohen kur te keqen qe e kane perbrenda ua hedhin te tjereve dhe i sundojne me ankth e me brenge. Per shembull, dje gjithe diten opozita politike transmetonte kenaqesi pse ne nje raport nderkombetaresh ishte thene se “Shqiperia ka trafik”. Edhe me pare, me nje kenaqesi te pashoqe eshte transmetuar kenaqesia per “varferine ekonomike”.
Ujku i Stepes pakenaqesine me veten e kishte fituar per nje arsye tjeter: sepse ne shpirt e dinte se nuk ishte aspak njeri, por ujk; deshira qe te kishte pas lindur njeri e brente perbrenda. Por njesoj eshte, perderisa pakenaqesine ndaj vetes e shpreh ne menyre ujqerore kunder te tjereve, Hermann Hesse do te te konsideronte edhe ty nje Ujk Stepe edhe pse mund te kishe lindur ne Tirane, bie fjala.
Madje shkrimtari dhe eseisti i madh gjerman ka thene se si Ujku i Stepes ka edhe shume njerez, nga ata qe kane lindur si njeri.
Keta njerez kane ne vetvete dy shpirtra, dy qenie; brenda tyre eshte qiellorja dhe djallezorja, gjaku i nenes dhe i babes; brenda ketyre njerezve rrojne dy aftesi, ajo per lumturi dhe aftesia per vuajtje, por shume te ngaterruara me njera tjetren. Gjithcka, te keta njerez eshte shume e ngaterruar, aq sa eshte i ngaterruar Ujku me Njeriun.
Atehere pse valle duhet t’i fajesojme aq shume njerezit qe shkaktojne kriza, njerezit qe nxjerrin nga barku pakenaqesine e tyre personale dhe e hedhin ne sheshin e qytetit ose ne turmen njerezore?! Keta nuk duhen fajesuar deri ne piken qe duhen kuptuar se kane dy shpirtra dhe e jane mes Njeriut e Ujkut. Sa njerezore eshte t’i kuptosh! Por edhe sa shume duhet te dine njerezit per te mos u rrembyer prej pakenaqesise se tyre me veten.
Ujkut vete i eshte ndaluar qe te arrije tragjiken. Por edhe njerezve mes Ujkut te Stepes dhe njeriut, po kaq shume i eshte ndaluar te arrije tragjiken. A nuk e pate me rastin e para nje muaji, kur ne nje greve per “jete a vdekje” hyne 200 burra e gra dhe gati mbeten vdekur ne mes te sheshit. Kjo do te ishte tragjikja qe nuk u arrit.
Atehere, pse si Ujku i Stepes, si njeriu ketu e kane te ndaluar te arrijne tragjiken? Ka njemije arsye, por edhe Futbolli eshte nje arsye qe e ndalon. Sikur te ishin cmendur dyqind ujqer stepe, perseri do te shpresonim se po vjen Boterori; kaq mjafton per te davaritur te keqen.