Bekim Fehmiu do digjet, sipas amanetit te tij
Aktori shqiptar me fame boterore, qe u gjet i vdekur ne banesen e tij ne moshen 74-vjecare, nuk do te kallet ne dhe, pasi do te digjet. Lajmin pas vdekjes tragjike te Bekim Fehmiut, qe jetonte ne Beograd te Serbise, e ka bere te ditur bashkeshortja e tij, aktorja Branka Petriq. Ajo deklaroi se Bekimi ka bere vetevrasje ne banese rreth ores 14: 30 te se martes, ndersa ajo kishte dale nga shtepia. Sipas te vese, prej disa kohesh Bekimi ka qene i veteizoluar, ka pasur disa probleme shendetesore dhe psikike. “Kremimi i trupit te tij (djegia e trupit) do te behet ne Beograd, por ende nuk eshte caktuar data. "Kjo ka qene deshira e fundit e Bekimit", tha Branka Petriq per mediat vendase. Familja Fehmiu jeton ne lagjen “Zvezdara” ne Beograd. Mesohet se rreth ores 15.00 aktori 74-vjecar ishte futur ne dhomen e tij dhe ne nje moment, nje nga dy djemte e tij, Hedoni, kishte degjuar nje krisme. Ai rendi me vrap ne dhomen e te atit, por e gjeti ate te shtire ne krevat, te mbuluar me gjak. Bekim Fehmiu kishte shtene me pistoleten e tij personale ne goje. Fillimisht ai kishte dhene shenja jete, mirepo disa minuta para ardhjes se ndihmes se shpejte, ai ka nderruar jete. Mirepo, se cfare e ka shtyre aktorin e madh qe te ngreje doren ndaj vetes, akoma nuk dihet. Behet e ditur se diten e ngjarjes tragjike, ai ishte i hidheruar, por askujt nga familja nuk i shkonte mendja se kryefamiljari mund te ndermerrte nje akt te tille. Lajmi per vetevrasjen ishte perhapur per disa minuta kudo. Aktori i madh prej disa vite kishte probleme shendetesore, ndersa para kater muajsh kishte perjetuar nje atak te lehte ne zemer. Kohet e fundit ai ishte totalisht i izoluar dhe kohen e kalonte ne shtrat.
Bota e artit ne zi per humbjen e madhe
Largimi i parakohshem nga jeta i Bekim Fehmiut, te ashtuquajturit Uliksi, eshte padyshim nje humbje e madhe per skenen e teatrit, artin kinematografik, per boten e artit ne pergjithesi e per gjithe hapesiren mbareshqiptare. Per kete arsye, shprehen dje hidherimin e tyre dhe ngushellimet per familjen disa institucione kulturore, si dhe kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha.
“Bota e artit mesoi me hidherim lajmin e vdekjes se Bekim Fehmiut, njerit prej aktoreve me te shquar te hapesires shqipfolese te te gjitha koherave. Ai nderroi jete dje (pardje), ne banesen e tij ne nje lagje te Beogradit, ku jetonte me gruan dhe dy djemte. Bekim Fehmiu ishte dhe mbetet nje nga ikonat e artit skenik e atij kinematografik ne ish-Jugosllavi edhe ne arenen nderkombetare”, thuhej ne njoftimin e Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, ku vec te tjerash shpreheshin ngushellimet per familjaret e te ndjerit. Edhe institucioni i Teatrit Kombetar reagoi dje per humbjen tragjike te nje prej artisteve me te medhenj shqiptar. Me kete rast, TK dhe njerezit e skenes dhe te ekranit gjejne rastin per t’u shprehur ngushellimet e thella familjes se Bakim Fehmiut dhe kolegeve kosovare. Edhe kryeministri i vendit, Sali Berisha, shprehu dje ngushellimet e tij per kete humbje te madhe, ndersa tha se “Fehmiu u nda nga jeta pasi i la artit boteror nje trashegimi te pavdekshme, ndersa kombit shqiptar krenarine e ligjshme per kolosin e tij te madh”. “Lajmi per ndarjen nga jeta te njeriut tuaj me te dashur, korifeut boteror te filmit dhe skenes, Moisiut te dyte te kombit shqiptar, ka sjelle dhimbje dhe zi ne boten e artit dhe te mendimit intelektual te kombit shqiptar”, u shpreh kreu i qeverise, duke shtuar me tej se me talentin e tij, Bekim Fehmiu ia doli te ngrihet ne majat me te larta te kinematografise boterore, si asnje shqiptar tjeter. Nderkohe, ne Teatrin Kombetar te Kosoves po mbahen duke nisur nga data 15 qershor “Ditet Homazh per Bekim Fehmiun”. Per shtate dite me radhe, ne oren 21:00 do te ndizen 74 qirinj te hir te viteve te aktorit, do te vendoset libri i zise perm te pranishmit, si dhe do te projektohen filmat ku ka interpretuar i madhi Bekim Fehmiu.
Kush ishte Bekim Fehmiu
Bekim Fehmiu lindi ne Sarajeve, ne nje nga familjet me te njohura Gjakovare, ne 1 Qershor, ne vitin 1936. Babai i tij, Ibrahim Fehmiu, ishte patriot i shquar dhe veprimtar i arsimit ne gjuhen shqipe. Bekimi u be i famshem me filmin “Mbledhesit e Puplave”, ne vitin 1966. Ai eshte aktori i pare shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses ne filmat dhe skenat e gjithe hapesires se ish-Jugosllavise dhe me gjere. Ai ka qene nje nga personalitetet qe ka lene gjurme ne kinematografine ballkanike, por mbi te gjitha, ai eshte i madh per kontributin artistik ne kinematografine boterore. Ai eshte kthyer ne legjende me rolet e tij ne “Prova speciale”, “Odiseja”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, te cilat permenden si kryevepra. Nga filmat e para ka qene “Vitet e nxehta”, “Protesta”, “Eskadrionet e partizaneve”, “Pergjithmone Xhulia” dhe “Te kuq dhe te zinj”. Spektatori yne ka pasur fatin ta njohe artin dhe talentin e ketij aktori te madh qe ne vitet 60-te, vecanerisht me filmin “Odisea” dhe me filmin “E dashura ime Libera” ku ai interpreton perkrah akrtores se madhe Klaudia Kardinal. Bekim Fehmiu e ka vizituar Shqiperine se pari ne vitin 1972 ku u prit jashtezakonisht ngrohte nga komuniteti i artisteve dhe i kinematografise shqiptare te asaj kohe. I ndjeshem ndaj ceshtjes kombetare ai nuk e ka fshehur kurre mallin qe kishte per Shqiperine. Ai nuk rreshti se permenduri me krenari per asnje cast te qenit Shqiptar, nje krenari te cilet e demonstronte vazhdimisht me qendrimin e tij intelektual dhe artistik ne hapesirat e ish-Jugosllavise. Tani eshte i njohur fakti domethenes i vitit 1987, kur ne menyre demonstrative ai braktisi shfaqjen “Madame Kolontine” te Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, ne teatrin Jugosllav te drames, duke i dhene lamtumiren aktivitetit artistik ne Jugosllavi. Ne vitin 2001 eshte botuar libri me kujtime i Bekim Fehmiut, “Shkelqim dhe frike”, ne te cilin pershkruhet periudha qe nga lindja e tij ne Sarajeve, deri ne vitin 1985, kur u pranua ne teatrin e drames se Prishtines.