Botërori dhe gratë shqiptare, disa e ndjekin, disa e injorojnë
Duke parë çdo ditë, lokale e hapësira të tjera të mbushura plot me njerëz, tifozë dhe kureshtarë për të ndjekur kampionatin botëror të futbollit, por dhe duke dëgjuar çdo ditë të përflitet për ekipet futbollistike, ndeshjet dhe rezultatet mund të themi se shqiptarët janë sportdashas. Por, si e perjetojnë femrat shqiptare këtë muaj të stërngarkuar me futboll? Të pyetura nga mikrofoni i "Ora News", shumë femra janë shprehur se e ndjekin me interes kampionatin botëror, madje dhe janë tifozë të skuadrave të ndryshme, megjithatë ka dhe nga ato që nuk tregojnë fare interes, e mbi të gjitha disa janë shprehur se i bezdisë fakti që futbolli është në qënder të vemendjes dhe se televizori pothuajse tërë ditën transmeton ndeshjet futbollistike.
Megjithatë, disa nga dëshira për sportin e disa të tjera pothuajse të detyruara nga ato se çfarë u transmetojnë televizionet, por dhe se çfarë duan të ndjekin bashkëshortët, fëmijët apo familjaret, femrat shqiptare tashmë janë të mirëinformuara për futbollin botëror.