E Diel, 1 Nëntor 2026

"Botërori", Paraguai, një pikë larg kualifikimit

Përfaqësuesja e Paraguait ka shënuar fitore prej 2-0 kundër Sllovakisë, për të marrë kreun e Grupit F, pas xhiros së dytë të fazës grupore.

Ekipi latino-amerikan ishte skuadër më e mirë në takimin, i cili nuk pati shumëçka për të shijuar, mirëpo u shënuan dy gola.

Enrique Daniel Vera realizoi në pjesën e parë (27'), për t'i dhënë shpresa reale përfaqësueses së tij për kualifikim.

Ndërkohë, një gol të bukur e shënoi Cristian Riveros (86') për të vulosur fitoren dhe për të afruar kombëtaren e tij shumë pranë kualifikimit në fazën e radhës.

Pas kësaj fitoreje, Paraguai ka katër pikë dhe i nevojitet edhe një pikë e vetme në ndeshjen e fundit në Grupin F kundër Zelandës së Re, për të qenë i sigurt në kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Kampionatit Botëror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›