E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Bosque mbetet edhe pas Botërorit

Vicente del Bosque do të vazhdojë punën si trajner i Spanjës, pavarësisht se si kampionët e Evropës do të kalojnë në Botëror, ka thënë presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Angel Maria Villar.

Villar ka thënë që Del Bosque do të vazhdojë punën, pavarësisht asaj që do të ndodhë dhe ka theksuar se nuk do të ishte dështim nëse Spanja nuk kualifikohet nga grupi H.

“Kam besim të plotë në Del Bosquen. Ai do të vazhdojë”, tha Villar.
Del Bosque e mori detyrën nga Luis Aragones pasi ai më herët e udhëhoqi atë në triumfin e Spanjës në Euro 2008.

59-vjeçari udhëhoqi “La Roja” në kualifikime të Botërorit me një stil sulmues, por ka qenë në presion të madh pas humbjes së Spanjës nga Zvicra me rezultat 1:0, të mërkurën. Spanja do të përballet me Hondurasin dhe Kilin në lojërat e tjera të grupit H.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›