Boterori do ta ndryshoje Rusine

Mesfushorit te Arsenalit Andrei Arshavin i pelqen te luaje futboll ne Angli por ka insistuar se zhvillimi i Kampionatit boteror ne Rusi do te linte nje 147trashegimi njerezore148 qe do te zgjaste per gjenerata.
Arshavin i cili eshte kapiten i Kombetares ruse ka thene se eshte detyre tij te perkrahe zhvillimin e futbollit ne Rusi. Si ambasador i kandidatures se Rusise per nikoqir te Kampionatit boteror 2018 ai thekson se shteti i tij do te perfitonte nga organizimi i ngjarjes me teper se cilido prej rivaleve te tyre perfshire Angline.
147Ne kurre nuk kemi pasur nje kampionat boteror. Organizimi i tij do te hapte mendime dhe zemra te reja per futbollin. Do te jete nje kaptine e re edhe per Kampionatin boteror. Se dyti do te ngrite lojen tone ne cdo nivel. Per mua si futbollist hapat themelore puna e trajnereve dhe edukimi mundesite e stervitjes dhe sigurisht stadiumet luajne rol vendimtar ne sport148 tha Arshavin per ueb faqen goal.com
147Rusia eshte shtet i madh me i madhi ne bote. Gjithcka eshte e madhe perfshire organizimin per lojen qe eshte sporti numer 1 ne vendin tone. Me perkrahjen e qeverise do te investojme ne rrenje dhe zhvillimin e futbollit deri me 2015 si dhe per futbollin e femrave futbollin ne rere dhe programet per futbollistet e hendikepuar148 shtoi ai.
Arshavin tregoi ne detaje sferat ne te cilat Rusia ka punuar me shprese te organizimit te Boterorit 2018.
147Jemi duke ndertuar fusha qendra te futbollit shkolla dhe hapesira stervitore duke e zhvilluar lojen dhe sjelle mundesi per gjeneratat e ardhshme. Jemi duke shkolluar trajnere dhe specialiste te tjere dhe punojme shume per modernizim dhe infrastrukturen e ligave elite. E fundit por jo per nga rendesia ne jemi duke ndertuar stadiume per organizimin e ngjarjeve me te medha. Kane thene se nevojitet perpjekje e madhe dhe ajo tashme eshte duke u bere148 theksoi ai.
Sa i perket tifozeve rus Arshavin beson se ata jane po aq pasionante sa anglezet. 147Anglia sigurisht se ka tradite te vecante dhe pasion te cilen gje e verej ne cdo ndeshje qe luaj per Arsenalin. Por edhe tifozet ruse jane po aq pasionante dhe shpertheu nje entuziazem i madh ne Rusi kur u paraqit mire ne Euro 2008 ne Austri dhe Zvicer148 u shpreh Arshavin.
Mesfushori po ashtu theksoi se Rusia do te shihte ndikimin e Boterorit per shume vite pas perfundimit te tij.
147E tera kjo do te shtoje efektet pozitive ne shtet dhe regjion. Eshte duke u ndertuar nje 145Rusi e re146148 perfundoi Arshavin. Nikoqiri i Kampionatit boteror 2018 dhe 2022 do te percaktohet me 3 dhjetor.