E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk jemi per kampione

Lorik Cana e pranon se Galatasaray nuk e meriton titullin e kampionit ne Turqi kete sezon por ai insiston se gjiganti turk nuk e meriton as poziten ne te cilen gjendet. Pas humbjes tronditese ne shtepi nga rivali Besiktas 26 vjecari kerkon nga bashkelojtaret qe t146i kompensojne piket e humbura ne ndeshjet e ardhshme per ta kapur nje pozite qe con ne Evrope. Nga Express me 30 nentor 2010 ne ora 1156

Gjiganti turk Galatasaray nuk e kishte planifikuar nje nisme te tille te sezonit. Ekipi i ri i Lorik Canes gjendet ne poziten e dhjete te tabeles ne Superligen turke. Ekipi verdh e kuq pesoi humbje shokuese te dielen ne shtepi nga rivali i perbetuar Besiktas.

Pas kesaj humbjeje mesfushori kosovar e ka bere nje analize rreth rrjedhes se sezonit te ekipit nga Stambolli. Sipas ish futbollistit te Sunderland Galatasaray kete sezon nuk e meriton titullin e kampionit por as poziten ne te cilen gjendet momentalisht.

147Pritjet nga ky klub gjithmone jane te larta. Ne nuk e meritojme poziten ne te cilen gjendemi por te jemi te sinqerte nuk e meritojme as te jemi kampione148 u shpreh fillimisht Cana per mediat turke.

26 vjecari nuk la pa folur per sfiden e shumepritur me Besiktasin te cilen e humbi Galatasaray ne shtepi. Natyrisht kjo humbje ka cuar peshe ne zbehjen e gjasave per titull te ekipit te tij.

147Kjo humbje e ka veshtiresuar poziten tone per lufte per titull te kampionit. Diferenca ne pike ne mes nesh dhe liderit ishte e hapur nuk ishte dhe aq e madhe. Sidoqofte ne nuk duhet te ndalemi. Ne mes nesh qendron nje lidhje e forte. Me pune do t146i kompensojme piket e humbura ne ndeshjet qe vijne148 u shpreh Cana.

Ish futbollisti i PSG e i Marseille thote se ai dhe bashkelojtaret duhet ta gjejne rrugen me te mire per te dale nga kjo situate. Ai kerkon qe Galata ta rrembeje maksimumin e pikeve ne ndeshjet e ardhshme ne menyre qe ta ze nje vend qe siguron Evropen. 147Gjithashtu ne kemi nevoje t146i ruajme mundesite tona per gara evropiane sezonin qe vjen148 vazhdoi ai.

Mirepo ish fituesi i Kupes UEFA nuk do te kete pune te lehte sepse jane shume ekipe qe lakmojne garat evropiane sezonin qe vjen. Duhet permendur ketu Fenerbahcen e Besiktasin qe gjithmone e kane synim primar Evropen pastaj Trabzonspor e Bursaspor qe e kryesojne tabelen por edhe Kayserispor. Te gjitha keto skuadra do te jene konkurrente te Galatasarayt kete sezon per nje vend ne garat evropiane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›