Tribunat e pasigurta
Ne futbollin e pasluftes ekipet kosovare kishin vazhdimisht probleme me fushat e tyre te cilat nuk i plotesonin kushtet e zhvillimit te ndeshjeve sidomos ne sezonin e vjeshtes dhe te dimrit.
Por se fundmi eshte verejtur nje tjeter behane qe kane stadiumet kosovare. Madje ky eshte nje problem shume me serioz. Po flasim per tribunat te cilat jane te vjetruara dhe te pasigurta ne stadiumet kosovare.
Rasti i fundit ishte ai i stadiumit 145Perparim Thaci146 ne Prizren ku te premten mbrema u rrenua nje pjese e tribunes bashke me murin. Per fat te mire sezoni vjeshtor pati perfunduar dhe ky rast kaloi pa ndonje lendim.
Por cka nese ndodh gjate sezonit ne ndonje stadium tjeter te stermbushur me shikues Natyrisht per kete gjendje te stadiumeve nuk mund t146i fajesojme klubet pasi qe statusi i stadiumeve kosovare nuk eshte definuar ende edhe pas gati 12 vjetesh te pasluftes.
Komisioni per inspektimin e objekteve sportive i Federates se Futbollit te Kosoves FFK konstaton se perpos fushave dhe zhveshtoreve nje problem mund te jete edhe ai i tribunave neper stadiume.
147Ne i monitorojme te gjitha stadiumet i kemi edhe fotografite. Ju dhe te gjithe e dine shume mire se ne cfare gjendje jane stadiumet tona. Disa prej tyre jane ne gjendje te rende e disa te tjera qendrojne pak me mire. Nese ka te reshura tribuna behet me e pasigurt. Ne para fillimit te stadiumit u japim verejtje klubeve por ky eshte realiteti i stadiumeve148 theksoi kryetari i ketij komisioni Agim Maloku i cili nuk i fajeson shume klubet.
147Prona e stadiumeve nuk eshte e definuar keshtu qe klubet nuk kane faj. Kuvendet e qyteteve perkatese duhet t146i definojne statuset e stadiumeve pasi qe askush nuk po deshiron te investoje pa u definuar statusi i stadiumit. Duhet te ndermerren masa nga instancat me te larta. Vetem ne kete menyre do te rregulloheshin stadiumet tashme te vjetruara148 vazhdoi Maloku.
Sipas tij ne fillim te ketij sezoni Komisioni per inspektimin e objekteve sportive kishte konstatuar se 3-4 stadiume nuk i plotesojne kushtet per zhvillimin e ndeshjeve por qe Komiteti Ekzekutiv i Federates se Futbollit te Kosoves FFK kishte bere leshime duke e lejuar zhvillimin e ndeshjeve aty.
Maloku premton se nese ky komision veren ndonje pasiguri dhe ndonje rrezik ne njerin nga stadiumet kosovare para fillimit te sezonit pranveror do te ndermarre masa dhe nuk do ta lejoje zhvillimin e ndeshjeve. Nje gje e tille vlen edhe per stadiumin e Prizrenit i cili duhet te renovohet pas demit qe u be aty per t146u zhvilluar ndeshjet ne pranvere.
Rasti i stadiumit 147Perparim Thaci148 ku u rrenua muri dhe nje pjese e tribunes duhet te merret seriozisht nga udheheqesit e futbollit kosovar. Ngase po te ndodhte ky rrenim gjate sezonit kur ky stadium mbushej me shikues pasojat do te ishin evidente.