E Hënë, 2 Nëntor 2026

Botërori i Mundjes, Valiev përballet sot në finale me japonezin Takahashi

TIRANË, 15 shtator /ATSH/ Mundësi Chermen Valiev, i cili përfaqëson Shqipërinë, do të përballet sot në orën 18:30 në finalen e Botërorit të Mundjes në Zagreb kundër japonezit Kota Takahashi.

Valiev ka kaluar me sukses katër përballje të vështira për të arritur në finale, duke treguar nivel të jashtëzakonshëm.

Valiev në raundin e parë kaloi mongolezin Tugsjrgal Erdenebat me rezultatin 21-2, ndërsa më pas u imponua 12-2 ndaj belgut Ibragim Veliev.

Në çerekfinale, Valiev që mban edhe vendin e parë në renditjen e përgjithshme për këtë peshë, mposhti 7-5 me përmbysje amerikanin David Carr, në një ndeshje që u vendos në momentet e fundit.

Në sfidën e fundit, atë gjysmëfinale, 26-vjeçari fitoi 6-4 kundër rusit Zaurbek Sidakov.

Mundësi kuqezi tashmë ka siguruar minimalisht medaljen e argjendtë, por objektivi i tij është i qartë: medalja e artë.

Chermen Valiev në Lojërat Olimpike “Paris 2024” i dha medaljen e bronztë Shqipërisë.

1 nga 28

/gj.m//r.e//a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›