E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Katari një aleat i shkëlqyer, Netanyahu të jetë më i kujdesshëm

UASHINGTON, 15 shtator /ATSH-ANSA/ – Ata duhet të bëjnë diçka për Hamasin, por Katari ka qenë një aleat i shkëlqyer i Shteteve të Bashkuara dhe shumë të tjerë nuk e dinë këtë, u tha gazetarëve presidenti amerikan, Donald Trump.

“Ia thashë emirit, për të cilin mendoj se është një person i mrekullueshëm, me të vërtetë. Thashë se ata kanë nevojë për marrëdhënie më të mira me publikun, sepse nuk i kuptojnë shumë mirë marrëdhëniet me publikun. Dua të them, njerëzit flasin shumë keq për ta. Katari ka qenë një aleat i shkëlqyer, kështu që Izraeli dhe të gjithë ne të tjerët, duhet të jemi të kujdesshëm. Kur sulmojmë njerëz, duhet të jemi të kujdesshëm”, shtoi ai.

Trump foli gjithashtu edhe për Ukrainën në takimin me emirin e Katarit.

”Sanksionet evropiane kundër Rusisë nuk janë mjaftueshëm të ashpra”, tha ai duke përsëritur kërkesën e tij që aleatët e NATO-s të ndalojnë blerjen e naftës ruse dhe të vendosin tarifa për Kinën.

“Nëse e quani një samit apo thjesht një takim, nuk ka rëndësi, por ndoshta do të duhet t’i bind, sepse ata e urrejnë njëri-tjetrin aq shumë sa mezi flasin. Ata janë të paaftë të flasin me njëri-tjetrin, urrejtja midis Putinit dhe Zelenskyt është e paimagjinueshme”, shtoi presidenti amerikan para gazetarëve, kur e pyetën nëse do të ishte e nevojshme të organizohej një samit për të ndërmjetësuar midis Rusisë dhe Ukrainës./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›