E Diel, 1 Nëntor 2026

Botërori i futbollit për femra, Shqipëria mëson kundërshtarët

Kombëtarja e futbollit për femra ka mësuar kundërshtarët e fazës paraeliminatore për kualifikueses e Botërorit 2015, pas shortit që u hodh dje në Nion të Zvicrës. Në të parin turne zyrtar që pas ndeshjes debutuese në maj të vitit 2011, vajzat kuqezi do të udhëtojnë drejt Maltës, ndërsa do të përballen edhe me Letoninë dhe Luksemburgun në Grupin 1.

Ndeshjet do të luhen nga data 4 deri më 9 prill 2013 dhe dy skuadrat e para do të shkojnë në fazën kualifikuese, cila do të zhvillohet nga datat 20/21 shtator 2013 deri më 17 shtator 2014. Finalet e Botërorit të futbollit për femra do të luhen në Kanada në qershor-korrik 2015.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›