Shqipëria e mbyll vitin e 63-ta në renditjen e FIFA-s
Në renditjen e fundit të shpallur nga FIFA Shqipëria pozicionohet më mirë se një muaj më parë, ku kuqezinjtë e mbyllin vitin 2012 në vendin e 63-të. Në renditjen e muajt dhjetor kuqezinjtë janë 4 vende më lart në krahasim me një muaj më parë, ku renditeshim të 67-ët dhe kjo ngjitje vjen falë barazimit 0-0 ndaj Kamerunit, miqësore e zhvilluar në Gjenevë.Ky është pozicioni më i mirë i kombëtares shqiptare për vitin 2012, kur dihet se në janar pozicionoheshin në vendin e 77-të. Rekordi mbetet pozicionimi si i 50-të në botë që patëm në periudhën prill- maj 2011.
Për rivalët e grupit në eliminatoret e botëror ka pasur përgjithësisht përparim. Zvicra është e 12-ta, Norvegjia e 24-ta, Sllovenia e 49-ta, Islanda e 90-ta, ndërsa vetëm Qipro ka humbur 5 vende dhe është tani e 132-ta.
Në krye të renditjes botërore ndodhet si gjithnjë kohët e fundit Spanja, e ndjekur nga Gjermania dhe pastaj Argjentina, Italia, Kolumbia e Anglia. Ndërkaq, Brazili është një katastrofë e vërtetë, duke humbur 5 vende dhe duke zbritur në pozicionin e 18-të.
