Boterori i shahut finalja starton ne 13 nentor ne Tirane

Arena nderkombetare e sportit vjen ne Shqiperi me nje tjeter event nderkombetar sportive me sportin fin te shahut. Per 15 dite me radhe ne Kryeqytet, numeri 2 dhe numeri 3 ne bote ne shah per femra do te diskutojne match-in final per titull kampion bote. Federata nderkombetare e shahut, do te sjelle ne kryeqytet nje finale te tille qe do te luhet per me shume se 15 dite.
Me suportin e kompanise Taci-Oil dhe vete presidentit te saj Rezart Taci, skakiera e shahut do te vere perballe eksperiencen indiane me ate kineze te shahut. Vemendja boterore do te fiksohet pikerisht te kjo sfide gjigande qe pas nje lobimi te fuqishem, eshte vendosur te realizohet ne Tirane. Pikerisht per kete MATCH, mjeshteri i sportit dhe ish shahisti, analisti Shpetim Nazarko prek pikerisht rendesine e ketij eventi sportiv.
"Ky është eventi sportiv ndoshta më i vecanti që ka bërë vendi ynë në të gjithë etapat e zhvillimeve të sporteve të vendit tonë, që nga pavarësia e këtej. Kjo nuk është vetëm për atë që thashë, që është match neto për titull midis dy shahistëve po dhe për shkak të pjesëmarrjes. Supozohet që do të vijnë figura të mëdha të elitës botërore. Mendoj që kontributi i industrialistit Taci në këtë është vazhdë e një përpjekje të madhe që po bën ai, i cili duhet falënderuar në mënyrë të vecantë, jo vetëm për atë të futbollit po për mënyrën se si e koncepton ai këtë lloje eventi. Nëse në futboll ka futur shkollën për fëmijët, edhe me shahun po bën të njëjtën gjë por nëpërmjet gjërave fine. Nuk shikojmë vetëm një tentativë për reklamë, po dhe një tentativë për të popullarizuar nëpërmjet figurave të mëdha, ekipeve të mëdha. Unë besoj që Shqipërisë i është bërë një nder i madh që kanë caktuar këtë event",tha Shpetim Nazarko…
Sfida nderkombetare e shahut per femra do te nise me date 14 nentor dhe deri ne fund te muajit do te jete ne epiqender te te gjithe botes edhe online. Ndeshja me te gjithe ecurine e saj do te ndiqet online ne nje sit te posacem. Pritet qe gjate ketij kompeticioni pervec presidentit te federates nderkombetare te shahut kete finale ta ndjeke ne Tirane edhe ish-presidenti rus Mikhail Gorbacov.
Gert Carcani