E Shtunë, 31 Tetor 2026

Termeti ne Turqi kerkime per te mbijetuar

Kërkimet për të mbijetuar  vazhdojnë në Turqi. Për forcat e shpërtimit sfidë mbetet dhe mbërritja në zonat e goditura nga tërmeti i fuqishëm ndërsa toka vazhdon të  dridhet nga lëkundje të fuqishme në  lindje të Turqisë. Dhjetëra  ndërtesa janë  shembur. Bilanci i viktimave të  rekuperuara është  217  një numur që sipas autoriteteve mund të tejkalojë një mijë pasi janë me qindra ata që për momentin rezultojnë të zhdukur. 

Ministri i Brendshëm turk, Idriz Naim Sahim, tha se është konfirmuar vdekja e 117 njerëzve në qytetin Eriks, ndërsa 100 të tjerë kanë vdekur në krahinën Van Siti. Ai tha se të paktën 1 090 njerëz janë plagosur  nga tërmeti i shkallës 7.2 të Rihterit, i cili goditi vendin të dielën. Zona e goditur është  shumë e gjerë  përgjithësisht malore e megjithatë me një dendësi mjaft të lartë popullsie. Vetëm qyteti i Vanit numëron 370.000 banorë.  

Forcat e shpëtimit punojnë  pa ndalesë ndërkohë që vazhdojnë dhe lëkundjet mjaft të forta. Tre lëkundje janë regjistruar gajtë natës 4.8, 4.3 e 4.2 rihter e pasojnë dy tërmete të fuqishëm të një natë më parë me magnitudë 7.2 e 6.1.  Qindra të plagosurit në  spitalin e Ercis po marin kurat e nevojshme në  oborr pasi ambjentet e brendshme janë mbushur përtej kapaciteteve. Shkëputja e linjave telefonike  e madje dhe disa rrugëve kryesore vështirëson  mbërritjen e ndihmave tek të mbijetuarit.  

Oferta për ndihmë  humanitare kanë mbërritur nga dhjetëra vende përfshirë këtu Izraelin  me të cilin mardhëniet diplomatike kanë qenë të acaruara kohët e fundit. Megjithatë  deri tani ofertat janë refuzuar. Tërmetet në Turqi nuk janë të rralla. Ky vend shtrihet në fushën e tensionit midis dy pllakave tektonike, asaj afrikane dhe euroaziatike. Nga zhvendosja e pllakave kontinentale rregullisht ndodhin tërmete të fuqishme. Në vitin 1999 si pasojë e tërmetit në Veriperëndim të Turqisë gjetën vdekjen rreth 18.000 njerëz.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›