E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daniel Godelli: I riu shqiptar drejt suksesit

Ndërsa Botërori i Peshëngritjes në Paris është në prag, ka qenë shqiptari Daniel Godelli i përzgjedhuri i Federatës Botërore të Peshëngritjes (IWF) në faqen e saj zyrtare. Në një koment të tijin, i riu është cilësuar si sportist i së ardhmes. Daniel Godelli ka debutuar në arenën ndërkombëtare pesë vjet më parë në Suedi kur u shpall medalist i bronztë në Europianin U-17 në 50 kg. Ky vit ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm për talentin 19-vjeçar të shtangës. Godelli e tregoi veten mes të rriturve në Rusi në prill (Kampionati Europian), ku fitoi 2 medalje bronzi; në Malajzi, në qershor (Kampionati Botëror), ku fitoi 1 ari dhe 2 medalje argjendi dhe në fund në Rumani, në shtator (Europiani i të rinjve), ku fitoi 1 medalje ari në 69 kg. Godelli nuk e fsheh ambicien për tu kualifikuar në lojërat olimpike Londër 2012 dhe si objektiv ka medaljen. I riu i shtangës dëshiron të vazhdojë studimet në Universitetin e Sportit në Tiranë, përfundonte analiza e ndërkombëtarëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›