E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boterori per klube Corinthians ne finale

Korinthians ka fituar me rezultatin 1-0 në gjysmëfinalen e parë të Botërorit për Klube, përballë egjiptianëve të Ah Ahly.

Triumfi u vulos nga goli i Paolo Guerreros, në një ndeshje pa shumë emocione.

Skuadra braziliane rrezikoi shumë në pjesën e dytë të takimit, duke vënë në disa momente në dyshim kualifikimin.

Por, me fat dhe falë mbështetjes së 20 mijë tifozëve që kishin udhëtuar drejt Japonisë, fituesit e Kupës Libertadores arritën të fitonin sfidën.

Tashmë Korinthians pret të njohë kundërshtarin e finales, që do të luhet gjatë paradites së të dielës.

Emri i skuadrës tjetër që do të luajë për titullin botëror për klube do të mësohet pas sfidës së nesërme ndërmjet kampionëve të shkurorëzuar të Europës, Chelsea dhe meksikanëve të Monterrei-t.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›