E Diel, 1 Nëntor 2026

Kili, 78 të vdekur nga një tërmet i fuqishëm. Gjenerohet cunami

Të paktën 78 persona kanë humbur jetën pas një tërmeti të fuqishëm që goditi Kilin. Qendra Amerikane për Vëzhgimin e Tërmeteve thotë se tërmeti ishte i fuqisë 8,8 ballë, me epiqendër rreth 90 kilometra në verilindje të qytetit Conception dhe në thellësi 55 kilometra. Sipas korrespondentëve, në kryeqytetin kilian Santiago u lëkundën ndërtesa dhe u ndërpre rryma elektrike. Pritet qe numri i viktimave të rritet, ndërkohë që është lëshuar një paralajmërim për cunami per te gjithe Paqesorin, perfshi ketu Havain dhe zonat e largeta te Rusise dhe Japonise. Nderkaq Kalifornia dhe Alaska ndodhen ne gjendje gatishmerie.

"Një tërmet I përmasave të tilla ka potencialin të gjenerojë një cunami shkatërrues qe mund të godasë brigjet pranë epiqendrës në pak minuta dhe pas pak orës dhe brigjet më larg saj” thuhet në deklaratën për shtyp të Shërbimit Kombëtar Meteorologjik.

Gjeofizikandi i Qendrës Amerikane për Vëzhgimin e Tërmeteve Victor Sardina tha se disa valë cunami kanë përplasur përgjatë bregut kilian, dhe me e madhja prej të cilave që u përlas në afërsi të epiqendrës shkonte në rreth 3 metra.

“I bëj thirrje banorëve që ndodhen në zonat bregdetare të lëvizin në zona më të larta” tha presidenti kilian Michelle Bachelet.

Pas lekundjes se pare të fuqishëm, shërbimi gjeologjik amerikan, rregjistroi dhe shume te tjera, perfshi edhe nje lëkundje të fuqishme me magnitudë 6.2.

Kili mban rekordin për tërmetin më të fuqishëm në botë. Një termet me magnitudë 9.5 shkatërroi shtetin jugor të Amerikës në maj 1960 duke I marrë jetën 1655 personave

Azhornuar së fundi ( e shtunë , 27 shkurt 2010 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›