E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Botërori, sfidat gjysmëfinale: ja programi

Me kualifikimin e Francës, e cila ëndërron një Botëror të dytë pas Rusisë 2018, dhe atë të Marokut që çuditërisht eliminoi Portugalinë e Cristiano Ronaldos, kemi katër gjysmëfinalistët e Botërorit 2022. Nis të martën më 13 dhjetor me një Argjentinë-Kroaci fantastike në Lusail dhe mbyllet të mërkurën 14 dhjetor me Marok-Francë në Al Khor.

Dy gjysmëfinale shumë të veçanta. Nga njëra anë Argjentina dhe Kroacia, kombëtaret që humbën finalen e Kupës së Botës përkatësisht në 2014 dhe 2018 dhe kërkojnë lavdinë për të larguar makthet. Nga ana tjetër kemi një Marok-Francë të paprecedentë. Maroku në gjysmëfinalen e tij të parë (dhe ekipi i parë afrikan që arrin në gjysmëfinale) dhe Franca që vazhdon të ndjekë ëndrrën e një bis Botëror. Bis që nuk ka ndodhur që nga suksesi i Brazilit 1958-1962.

GJYSMËFINALET

13 DHJETOR

ARGJENTINË-KROACI në orën 20:00

14 DHJETOR

FRANCË-MAROK në orën 20:00

FINALET

17 DHJETOR

Vendi 3-4 në orën 16:00

18 DHJETOR

Finalja në orën 16:00

https://i.eurosport.com/2022/12/10/3506383.jpg

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›