Klubet më të përfaqësuara në gjysëmfinalet e Katar 2022

Klubet europiane duhet të ndihen krenare për Botërorin në Katar pasi mes katër më të mirave të këtij eventi ka shumë lojtarë të cilët militojnë në kontinetin e vjetër.
Të përfaqësuar – Skuadra Europiane me më shumë lojtarë në Katar 2022 është Bajerni i Mynihut. Ekipi bavarez “përfaqësohet” me plot 6 futbollistë. Katër prej tyre janë pjesë e Francës (Lucas Hernandez, Dayot Upamecano, Benjamin Pavard dhe Kingsley Coman) ndërsa dy të tjerët luajnë për Marokun (Noussair Mazraoui) dhe Kroacinë (Josif Stanisiç).
Tradita 40-vjeçare – Një tjetër kuriozitet që ka lidhje me klubet dhe Botërorët tashmë edhe kthyer në traditë. Edhe në Katar 2022, Interi dhe Bayern do të përfaqësohen minimalisht me nga një lojtarë në finalen e madhe. Tradita 40-vjeçare, e cila nisi në Spanjë 1982, nuk do të ndalet këtë sezon pasi përveç lojtarëve të Bayern edhe Interi ka shanse matematikore të “prekë” finalen pasi Lautaro Martinez sfidon Marcelo Brozoviç në gjysëmfinalen mes Argjentinës dhe Kroacisë.
Lista e plotë
Bayern 6
A.Madrid 5
Sevilla 5
D.Zagreb 4
R.Madrid 4
Juventus 3
PSG 3
Tottenham 3
Wydad 3