E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kjo është arsyeja pse nuk mund të ruani ushqimet e mbetura në letër alumini

Ndonjëherë e përdorim për gatim dhe herë të tjera për të mbështjellë ushqimet qe na mbeten. Por a e dini se në fakt nuk është mirë ta përdorni letrën e aluminit për të mbështjellë ushqimet e mbetura?

Duket e padëmshme për të mbështjellë mishin e mbetur në letër alumini. Thjesht vendoseni në frigorifer dhe mund ta ngrohni sërish ditën tjetër. Fleta e aluminit lejon që bakteret të rriten ne brendësi te saj.

Çfarë mund të përdorni në vend të letrës së aluminit? Filmi ngjitës e mban ushqimin të freskët dhe parandalon hyrjen e oksigjenit dhe si pasojë formimin e baktereve. Kjo është një mënyrë shumë më e mirë për të mbuluar tasin ose pjatën tuaj.

Natyrisht, është më mirë të përdorni një kapak sesa letër alumini eshtë e rëndësishme që ushqimi juaj të ftohet shpejt. Nëse ushqimi i nxehtë mbahet në temperaturën e dhomës për më shumë se dy orë, bakteret do të fillojnë të rriten me shpejtësi. Kjo është veçanërisht për ushqimet që përmbajnë produkte të qumështit dhe mish.

Ju mund t’i mbani ushqimet e mbetura për muaj të tërë ne ngrirje dhe është më e lehtë të bëni disa racione. Mos harroni se pas një kohe edhe në frigorifer ushqimi mund të prishet.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›