Botërori, sot ndeshjet Francë- Meksikë dhe Argjentinë- Kore e Jugut

Franca do te luaje sot ndeshjen e dyte ne grupin A te Boterorit 2010 kunder Meksikes. Skuadra Raymond Domench debutoi me nje barazim 0-0 kunder Uruguait, duke shtuar akoma me shuem presionin te skuadra franceze, e cila nuk e kishte kaluar aspak e qete fazen pergatitore.
Mes dyshimesh dhe polemikash ne lidhje me zgjedhjet e trajnerit perfaqesuesja e “Gjelave” ka qene gjithmone ne shenjestren e mediave. Per kete arsye, fitorja ne ndeshjen e dyte kunder Meksikes eshte thuajse nje obligim per te besuarit e Domenech, te cilet ne rast te nje rezultati negativ komplikojne se tepërmi objektiv e pare per te kaluar grupin.
Dita e sotme do te vendose perballe edhe dy kryesueset e Grupit B Argjentina dhe Korea e Jugut, ku dy skuadrat kanë mundësinë të marrin vendin e pare, gjithnjë nëse shmangin barazimin në Soccer City. Pas fitores me Nigerinë në debutim, tekniku Diego Armando Maradona duket se do të konfirmojë të njëjtën mënyrë loje – me treshen sulmuese -- Lionel Messi, Gonzalo Higuain dhe Carlos Tevez – e duke sakrifikuar në mbrojtjen me katër lojtarë, mesfushorin e djathtë, Jonas Gutierrez.
Por kundër Koresë së Jugut mund të mungojë Juan Sebastian Veron që vuan nga një lodhje muskulore dhe në vend të tij është gati Maxi Rodriguez – i provuar me titullarët edhe në seancën e fundit stërvitore. Argjentina dhe Korea e Jugut kanë tre pikë, pas fitoreve në ndeshjet e para, por aziatikët kryesojnë me një gol diferencë dhe me një pikë në përballjen me latinët pretendentë do të mbeteshin në pozita shumë të favorshme.
Nertan Prifti < I mëparshmi