E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takim me nxënës të Luginës së Preshevës

Ministri i Jashtem Ilir Meta priti një grup me nxënës të shkollave të Luginës së Preshevës. Rreth 100 nxënësit më të dalluar po kalojnë pushimet në bregdetin e Shqipërisë.

"Pa frikë se gaboj prania juaj sot këtu mund të konsiderohet si një shpresë e madhe ndryshimi, për një Ballkan me vizion evropian, për një Ballkan të lëvizjes së lirë të njerëzve, kulturave dhe mallrave, një Ballkan pa viza, ku qytetarët e tij, pavarësisht në se janë nënshtetas të Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi etj., të lëvizin lirisht pa viza. Ky është vizioni ynë për Ballkanin, kjo është arsyeja që dy muaj me parë, më 13 prill 2010, Shqipëria vendosi heqjen e vizave për qytetarët e Serbisë", deklaroi ministri i Jashtëm, Ilir Meta. Po ashtu Meta tha se beson se edhe Presheva do të jetë një model i shkëlqyer i bashkëjeteses demokratike dhe europiane.

Guina Hoxha Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 16 qershor 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›