Ndotja e gjirit të Meksikës, Obama takon krerët e BP

Presidenti Obama, i kritikuar për disa javë me rradhë për faktin se kishte evituar bisedimet me zyrtarët e lartë të BP-së, më në fund u takua me Kryetarin e Bordit të kompanisë anglezë Karl Henrik Svanberg, dhe Drejtorin Ekzekutiv Toni Hejëard, si dhe zyrtarë dhe avokatë të tjerë të BP-së.
Kompania ra dakort të krijonte një fond prej 20 miliard dollarësh, për të kompensuar individët dhe bizneset e dëmtuara nga derdhja e naftës në Gjirin e Meksikës. Kryetari i Bordit të Kompanisë kërkoi ndjesë për katastrofën më të rëndë ndaj mjedisit në historinë amerikane, dhe tha se BP do të vazhdojë përpjekjet me këmbëngulje deri sa të ndalojë derdhjen e naftës dhe të ketë kompesuar të gjitha dëmet e krijuara.
Pas 4 orë bisedime, Obama deklaroi më në fund deklaroi para mediave rezultatin kryesor të takimit. “Këto 20 miliardë dollarë, japin siguri të mjaftueshme se obligimet dhe pretendimet e bizneseve do të shpërblehen. është e rëndësishme të përmend se kjo shifër nuk është tavani maksimal. Unë ju siguroj se popullsia e Gjirit të Meksisës do të dëmshpërblehet për të gjitha dëmet e pësuara nga BP-ja” deklaroi presidenti amerikan pas takimit.