E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botërori, sot sfidat e fundit të grupit A

Situata në kampin francez është sërish e nderë, pas trazirave që solli përjashtimi i sulmuesit Nikolas Anelka. Sa i përket situatës në grup, nuk është aspak e favorshme për ekipin e Domenekut. Vetëm një pikë në dy ndeshjet e para janë shumë pak për të qenë në pozita të favorshme për t’u kualifikuar.

Përballë Afrikës së Jugut tri pikët janë detyrim, për të shpresuar në një rezultat favorizues nga sfida mes Uruguajit dhe Meksikës. Nëse ky takim përfundon në barazim, atëherë çdo rezultat në përballjen me vendasit, do t’i nxirrte trikolorët jashtë botërorit.

Francë – Afrikë e Jugut, formacionet e mundshme:

FRANCA (4-4-2): Lloris; Sagna, Gallas, Abidal, Evra; Diarra, Gourcuff, Malouda, Ribery; Gignac, Henry. Trajner: Domenech

AFRIKA E JUGUT (4-4-1-1): Joseph; Gaxa, Mokoena, Sangweni, Thwala; Khuboni, Sibaya, Letsholonyane, Thsabalala; Pienaar; Parker. Trajner: Parreira

Gjyqtar: Ruiz (Kolumbi)

Meksikë – Uguguaj, formacionet e mundshme:

MEKSIKA (4-3-3): Perez; Aguilar, Marquez, Rodriguez, Salcido; Barrera, Torrado, Osorio; Giovani dos Santos, Franco, Hernandez. Trajner: Aguirre

URUGUAJ (4-3-3): Muslera; Maxi Pereira, Godin, Lugano, Fucile; A. Pereira, Perez, Arevalo; Cavani, Suarez, Forlan. Trajner: Tabarez

Gjyqtar: Kassai (Hungari)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›