Uruguaji kokë grupi, për Meksikën humbje e ëmbël
Skuadrës së Oskar Tabarezit i mjaftoi goli i sulmuesit Luis Suarez dy minuta para fundit të pjesës së parë, për të siguruar vendin e parë në grupin A. Uruguaji ngjitet në kuotën e shtatë pikëve, duke e mbyllur fazën e grupeve pa humbje.
Por në fund të vërshëllimës së gjyqtarit kanë buzëqeshur edhe meksikanët, të cilët ia dalin të sigurojnë kalimin e grupit. Të gjelbrit mbetën në kuotën e katër pikëve, aq sa Afrika e Jugut, por kalojnë në 8-she falë golaverazhit më të mirë në krahasim me “të zotët e shtëpisë”.