Bubka në Tiranë, lobon për kampionatin e vrapimit malor
Në një konferencë për shtyp në zyrat e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, legjenda e kërcimit me shkop bëri një përmbledhje të diskutimeve të tij në takimet me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e TKRS, Ferdinand Xhaferaj.
“Me presidentin Topi diskutuam për organizimin e Kampionatit Botëror të Vrapimit Malor në fund të shtatorit 2011, ku Shqipëria është një nga kandidatët për të zhvilluar këtë aktivitet”, tha Bubka, duke shtuar se në takim u diskutua edhe mbi angazhimin e të rinjve në sport.
Ndërkohë, 35 herë rekordmeni i botës në kërcimin me shkop, theksoi se në takimin me kryeministrin Berisha mori sigurinë për mbështetje në organizimin e Kampionatit Botëror të Vrapimit Malor në vitin 2011. “Pashë që Shqipëria është një vend malor dhe është një ide e mirë zhvillimi i këtij aktiviteti pikërisht këtu”, u shpreh Bubka, i cili në orën 17:00 do të vizitojë malin e Dajtit, ku mund të zhvillohet aktiviteti prestigjoz.