Botërori,Afrika e Jugut shpenzoi 6 mld dollarë

Një ditë pas finales së Kupës së Botës, publikohen disa nga kostot e këtij botërori si dhe kostot financiare të tij.
Afrika e Jugut mahniti gjithë botën me stadiumet e saj dhe në të gjithë vendin ndërtimi dhe rinovimi i 10 stadiumeve i kushtoi asaj 2 miliardë dollarë. Kjo është sa dyfishi i shpenzuar për stadiumet në Gjermani në 2006. Ndërsa gjithsej fatura e investimeve shkon mbi 6 miliardë dollarë. Afrika e Jugut thuhet se ka fituar 450 milionë paund nga turistët ndërsa FIFA mendohjet se ka fituar 2 miliardë dollarë nga pëfitimet nga sponsorat dhe licensat e transmetimit, 50% më shumë se në Kupën e fundit në Gjermani.
Pavarësisht se Afrika e Jugut e kishte krenari organizimin e botërorit pyetjet që janë ngritur tashmë janë. A u shpenzuan paratë në mënyrë të zgjuar, ndërkohë që nuk u investua në disa probleme si heqja e plehrave? Tashmë këto stadiume nuk kanë për çfarë t'i duhen Afrikës së Jugut, pasi në nivel kombëtar dhe ato ndeshje që luhen për kamionatin vendas nuk tërheqin 40 mijë shikues. Ndërkohë që gjithë stadiumet janë ngritur me kaq kapacitet vendesh. Presidenti i vendit Jakob Zuma për të mbrojtur këto investime ka thënë se stadiumet do përdoren për lojëra të tjera të vendit si regbi apo kriket dhe jane investime për të ardhmen pasi Afrika e Jugut synon që të organizojë dhe lojërat olimpike 2020. Vendet e tjera që kanë organizuar Kupën e Botës si Gjermania, Franca apo SHBA-ja kanë përdorur stadiumet e tyre për mjaft evenimente sportive.